Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Eksodi

 

Kapitulli 15

 

 

1.

 

Atėherė Moisiu dhe bijtė e Izraelit i kėnduan kėtė kantik Zotit dhe folėn duke thėnė: "Unė do t`i kėndoj Zotit, sepse u lartėsua shumė; hodhi nė det kuaj dhe kalorės.

          
 
 

2.

 

Zoti ėshtė forca ime dhe kantiku im, ka qėnė shpėtimi im. Ky ėshtė Perėndia im, unė do ta pėrlėvdoj; ėshtė Perėndia i atit tim, unė do ta lartėsoj.

          
 
 

3.

 

Zoti ėshtė njė luftėtar, emri i tij ėshtė Zoti.

          
 
 

4.

 

Ai hodhi nė det qerret e Faraonit dhe ushtrinė e tij, luftėtarėt mė tė mirė tė tij u mbytėn nė Detin e Kuq.

          
 
 

5.

 

Ata mbulohen nga humnera; ranė nė fund si njė gur.

          
 
 

6.

 

E djathta jote, o Zot, ėshtė e mrekullueshme nė fuqinė e saj. E djathta jote, o Zot, i dėrmoi armiqtė.

          
 
 

7.

 

Me madhėshtinė e madhėrisė sate, ti i pėrmbys ata qė ngrihen kundėr teje; ti nxjer jashtė zemėrimin tėnd, ai i prish ata sikur tė ishin kallamishte.

          
 
 

8.

 

Sa tė shfrysh nga vrimat e hundėve, ujėrat janė grumbulluar, valėt janė ngritur si njė mur, dhe dallgėt janė pėrforcuar nė zemrėn e detit.

          
 
 

9.

 

Armiku thoshte: "Do t`i ndjek, do t`i arrij, do tė ndaj kufomat, lakmia ime do tė ngopet mbi ta; do tė zhvesh shpatėn time, dora ime do t`i shfarosė".

          
 
 

10.

 

Po ti dėrgove jashtė frymėn tėnde dhe deti i mbuloi; u mbytėn si plumbi nė ujėrat e fuqishme.

          
 
 

11.

 

Kush barazohet me ty midis perėndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshėm nė shenjtėri, i madhėrishėm nė lėvdata, o ēudibėrės?

          
 
 

12.

 

Ti shtrive dorėn e djathtė, dhe toka i gėlltiti.

          
 
 

13.

 

Me mėshirėn tėnde, ke udhėhequr popullin qė e ke shpenguar; me forcėn tėnde e ke ēuar drejt banesės sate tė shenjtė.

          
 
 

14.

 

Popujt e kanė dėgjuar kėtė dhe dridhen. Ankthi ka mbėrthyer banorėt e Filistinės.

          
 
 

15.

 

Qė tani krerėt e Edomit e kanė humbur, tė fuqishmit e Moabit i ka zėnė frika, tėrė banorėt e Kanaanit po shkrihen.

          
 
 

16.

 

Frika dhe tmerri do tė bierė mbi ta. Falė forcės sė krahut tėnd do tė bėhen tė palėvizshėm si guri, deri sa populli yt, o Zot, tė kalojė, deri sa tė kalojė populli qė ti ke blerė.

          
 
 

17.

 

Ti do t`i futėsh dhe do t`i vendosėsh nė malin e trashėgimisė sate, nė vendin qė ke pėrgatitur, o Zot, pėr banesėn tėnde, nė shenjtėroren qė duart e tua, o Perėndi, kanė vendosur.

          
 
 

18.

 

Zoti do tė mbretėrojė gjithnjė, pėrjetė".

          
 
 

19.

 

Pasi kuajt e Faraonit me qerret e tij dhe kalorėsit e tij kishin hyrė nė det, dhe Zoti kishte kthyer mbi ta ujėrat e detit, por bijtė e Izraelit kishin ecur nė mes tė detit, nė tė thatė.

          
 
 

20.

 

Atėherė profetesha Miriam, motra e Aaronit, mori nė dorė dajren, dhe tė gjitha gratė e ndoqėn nga pas me dajre dhe me valle.

          
 
 

21.

 

Dhe Miriami u kėndonte atyre: "Kėndojini Zotit, sepse u lartėsua shumė; hodhi nė det kuaj dhe kalorės".

          
 
 

22.

 

Pastaj Moisiu i nisi Izraelitėt nga Deti i Kuq dhe kėta u drejtuan nga shkretėtira e Shurit; ecėn tri ditė nė shkretėtirė dhe nuk gjetėn ujė.

          
 
 

23.

 

Kur arritėn nė Mara nuk mundėn tė pinė ujėrat e Marės sepse ishin tė hidhura; prandaj ky vend u quajt Mara.

          
 
 

24.

 

Atėherė populli murmuriti kundėr Moisiut, duke thėnė: "Ē`do tė pimė?".

          
 
 

25.

 

Kėshtu ai i bėrtiti Zotit; dhe Zoti i tregoi njė dru; ai e hodhi atė nė ujė, dhe ujėrat u bėnė tė ėmbla. Atje Zoti i dha popullit njė ligj dhe njė dekret, dhe e vuri kėshtu popullin nė provė,

          
 
 

26.

 

dhe tha: "Nė qoftė se ti dėgjon me vėmėndje zėrin e Zotit, Perėndisė tėnd, dhe bėn atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e tij dhe dėgjon urdhėrimet e tij dhe respekton tėrė ligjet e tij, unė nuk do tė jap asnjė nga ato sėmundje qė u kam dhėnė Egjiptasve, sepse unė jam Zoti qė tė shėron".

          
 
 

27.

 

Kėshtu arritėn nė Elim, ku kishte dymbėdhjetė burime uji dhe shtatėdhjetė palma; dhe e ngritėn kampin e tyre pranė ujėrave.

          
 
 

Eksodi 16

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com