Albanian Bible

Zbulesa 19

Zbulesa

Return to Index

Chapter 20

1

 

  Dhe pashė njė engjėll qė zbriste nga qielli, duke pasur ēelėsin e humnerės, dhe njė zinxhir tė madh nė dorė. 

 

 


2

 

  Ai e kapi dragoin, gjarpėrin e lashtė, qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi pėr njė mijė vjet, 

 

 


3

 

  dhe e hodhi atė nė humnerė, dhe e mbylli atė dhe vulosi mbi tė, qė tė mos i mashtrojė mė kombet, deri sa tė mbushen njė mijė vjet; dhe pas kėtyre ai duhet zgjidhur pėr pak kohė. 

 

 


4

 

  Dhe pashė frone, dhe ata u ulėn mbi to dhe atyre iu dha pushteti qė tė gjykojnė edhe pashė shpirtrat e atyre qė u ishin prerė kokat pėr dėshminė e Jezusit dhe pėr fjalėn e Perėndisė, dhe tė cilėt nuk e kishin adhuruar bishėn, dhe as figurėn e saj dhe nuk kishin marrė damkė mbi ballin e tyre dhe nė duart e tyre. Kėta u kthyen nė jetė e mbretėruan me Krishtin pėr njė mijė vjet. 

 

 


5

 

  Por tė vdekurit e tjerė nuk u kthyen nė jetė deri sa tė mbusheshin njė mijė vjet. Kjo ėshtė ringjallja e parė. 

 

 


6

 

  I lum dhe i shenjtė ėshtė ai qė ka pjesė nė ringjalljen e parė. Mbi ata vdekja e dytė nuk ka pushtet, por ata do tė jenė priftėrinj tė Perėndisė dhe tė Krishtit dhe do tė mbretėrojnė me tė njė mijė vjet. 

 

 


7

 

  Dhe kur tė kryhen tė njė mijė vjetėt, Satani do tė zgjidhet nga burgu i tij, 

 

 


8

 

  dhe do tė dalė tė mashtrojė kombet qė janė nė tė katėr anėt e dheut, Gogun e Magogun, qė t`i mbledhė ata pėr luftė; numri i tyre do tė jetė si rėra e detit. 

 

 


9

 

  Dhe ata do tė lėvizin nė tė gjithė sipėrfaqen e dheut dhe do ta rrethojnė fushėn e shenjtorėve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do tė zbresė zjarr, i dėrguar nga Perėndia, dhe do t`i pėrpijė. 

 

 


10

 

  Atėherė djallin qė i kishte mashtruar, do ta hedhin nė liqenin e zjarrit e tė squfurit, ku janė bisha dhe profeti i rremė; dhe do tė mundohen ditė e natė nė shekuj tė shekujve. 

 

 


11

 

  Pastaj pashė njė fron tė madh tė bardhė dhe atė qė ulej mbi tė, nga prania e tė cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vėnd pėr ata. 

 

 


12

 

  Dhe pashė tė vdekurit, tė mėdhenj e tė vegjėl, qė rrinin nė kėmbė pėrpara Perėndisė, edhe librat u hapėn; dhe u hap njė libėr tjetėr, qė ėshtė libri i jetės; dhe tė vdekurit u gjykuan nė bazė tė gjėrave tė shkruara nė libra, sipas veprave tė tyre. 

 

 


13

 

  Dhe deti i dorėzoi tė vdekurit qė ishin nė tė, dhe vdekja dhe Hadesi dorėzuan tė vdekurit qė ishin nė ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave tė veta. 

 

 


14

 

  Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakėn nė liqenin e zjarrit. Kjo ėshtė vdekja e dytė. 

 

 


15

 

  Dhe, nėse ndokush nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės, u flak nė liqenin e zjarrit. 

 

 


Zbulesa 21

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: