Albanian Bible

Kantiku i Kantikėve 4

Kantiku i Kantikėve

Return to Index

Chapter 5

1

 

  Hyra nė kopshtin tim, o motra ime, nusja ime, mblodha mirrėn time me balsamin tim, hėngra huallin tim me mjaltin tim, piva verėn time me qumėshtin tim. Shokė, hani, pini; po, dehuni, o tė dashur! 

 

 


2

 

  Unė flija, por zemra ime pėrgjonte. Dėgjoj zėrin e tė dashurit tim, qė troket dhe thotė: "Hapma, motra ime, mikja ime, pėllumbesha ime, e pėrkryera ime, sepse koka ime ėshtė gjithė vesė dhe kaēurrelat e mia gjithė cirka tė natės. 

 

 


3

 

  E hoqa rrobėn time, si mund ta vesh pėrsėri? I lava kėmbėt, si mund t`i fėlliq pėrsėri? 

 

 


4

 

  I dashuri im e vuri dorėn te vrima e derės, dhe tė pėrbrėndshmet e mia u ngashėrryen nga ai. 

 

 


5

 

  U ngrita pėr t`i hapur derėn tė dashurit tim, dhe nga duart e mia pikoi mirra, nga gishtėrinjtė e mi mirra e lėngėt, qė rridhte mbi dorezėn e bravės. 

 

 


6

 

  Ia hapa tė dashurit tim, por i dashuri im ishte tėrhequr dhe kishte ikur; zemra ime ligshtohej kur ai fliste. E kėrkova, por nuk e gjeta; e thirra, por ai nuk m`u pėrgjigj. 

 

 


7

 

  Rojet qė sillen nėpėr qytet mė gjetėn, mė rrahėn, mė plagosėn; rojet e mureve mė ēorėn velin. 

 

 


8

 

  Unė ju lutem shumė, o bija tė Jeruzalemit, nė rast se e gjeni tė dashurin tim, ēfarė do t`i thoni? I thoni se jam e sėmurė nga dashuria. 

 

 


9

 

  Ēfarė ka mė tepėr i dashuri yt se njė i dashur tjetėr, o mė e bukura midis grave? Ēfarė ka i dashuri yt mė tepėr se njė i dashur tjetėr, pėrse pėrgjėrohesh kėshtu? 

 

 


10

 

  I dashuri im ėshtė i bardhė dhe i kuq, ai dallon ndėr dhjetė mijė veta. 

 

 


11

 

  Koka e tij ėshtė ar i kulluar, kaēurelat e flokėve tė tij janė rica-rica, tė zeza korb. 

 

 


12

 

  Sytė e tij janė si ato tė pėllumbit pranė rrėkeve tė ujit, tė lara nė qumėsht, tė ngallmuara si njė gur i ēmuar nė njė unazė. 

 

 


13

 

  Faqet e tij janė si njė lehe balsami, si lehe barėrash aromatike; buzėt e tij janė zambakė, qė nxjerrin mirra tė lėngėt. 

 

 


14

 

  Duart e tij janė unaza ari, tė stolisura me gurė tė ēmuar; barku i tij ėshtė i fildisht qė shndrit, i mbuluar me safire. 

 

 


15

 

  Kėmbėt e tij janė kollona mermeri tė mbėshtetura nė themele ari tė kulluar. Pamja e tij ėshtė si Libani, madhėshtore si kedrat. 

 

 


16

 

  Goja e tij ėshtė vetė ėmbėlsia; po, ai ėshtė tėrheqės nė ēdo pikpamje. Ky ėshtė i dashuri im, ky ėshtė miku im, o bija tė Jeruzalemit. 

 

 


Kantiku i Kantikėve 6

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: