Albanian Bible

Psalmet 107

Psalmet

Return to Index

Chapter 108

1

 

  Zemra ime ėshtė e prirur pėr mirė, o Perėndi, unė do tė kėndoj dhe do tė kremtoj lėvdimet e tua me gjithė forcėn time. 

 

 


2

 

  Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unė dua tė zgjoj agimin. 

 

 


3

 

  Unė do tė tė kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do tė kėndoj lėvdimet e tua midis kombeve. 

 

 


4

 

  Sepse mirėsia jote ėshtė e madhe, arrin deri mbi qiejtė, dhe e vėrteta jote deri te retė. 

 

 


5

 

  Qofsh i pėrlėvduar, o Perėndi, pėrmbi qiejtė dhe lavdia jote shkėlqeftė mbi gjithė tokėn, 

 

 


6

 

  me qėllim qė tė dashurit e tu tė ēlirohen; shpėtomė me tė djathtėn tėnde dhe pėrgjigjmu. 

 

 


7

 

  Perėndia ka folur nė shenjtėrinė e tij: "Unė do tė triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do tė mas luginėn e Sukothit. 

 

 


8

 

  Imi ėshtė Galaadi, imi ėshtė Manasi, Efraimi ėshtė forca e kokės sime, Juda ėshtė ligjvėnėsi im; 

 

 


9

 

  Moabi ėshtė legeni ku unė lahem; mbi Edomin do tė hedh sandalen time, mbi Filisti do tė dėrgoj britma triumfi". 

 

 


10

 

  Kush do tė mė ēojė nė qytetin e fortė? Kush do tė mė ēojė deri nė Edom? 

 

 


11

 

  A nuk je ti, o Perėndi, qė na ke kthyer, dhe nuk del mė, o Perėndi, me ushtritė tona? 

 

 


12

 

  Na ndihmo ti kundėr kundėrshtarėve, sepse ndihma e njeriut ėshtė e kotė. 

 

 


13

 

  Me Perėndinė do tė kryejmė trimėri, dhe do tė jetė ai qė do t`i shtypė armiqtė tanė. 

 

 


Psalmet 109

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: