Albanian Bible

Psalmet 83

Psalmet

Return to Index

Chapter 84

1

 

  Oh, sa tė dashura janė banesat e tua, o Zot i ushtrive! 

 

 


2

 

  Shpirti im dėshiron me zjarr dhe shkrihet pėr oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dėrgojnė britma gėzimi Perėndisė tė gjallė. 

 

 


3

 

  Edhe rabecka gjen njė shtėpi dhe dallėndyshja njė fole, ku tė vėrė tė vegjėlit e saj pranė altarėve tė tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perėndia im. 

 

 


4

 

  Lum ata qė banojnė nė shtėpinė tėnde dhe tė lėvdojnė vazhdimisht. (Sela) 

 

 


5

 

  Lum ata qė e vėnė forcėn e tyre te ti dhe kanė nė zemėr rrugėt e tua! 

 

 


6

 

  Kur kalojnė luginėn e Bakas, e shndėrrojnė atė nė njė vend burimesh, dhe shiu i parė e mbulon me bekime. 

 

 


7

 

  Ata kalojnė nga njė forcė te tjetra dhe nė fund paraqiten para Perėndisė nė Sion. 

 

 


8

 

  O Zot, Perėndi i ushtrive, dėgjo lutjen time; vėri veshin, o Perėndi i Jakobit. (Sela) 

 

 


9

 

  Shiko, o Perėndi, mburojėn tonė, dhe shiko fytyrėn e tė vajosurit tėnd. 

 

 


10

 

  Po, njė ditė nė oborret e tua vlen mė tepėr se njė mijė gjetiu; mua mė pėlqen mė tepėr tė qėndroj nė pragun e shtėpisė sė Perėndisė tim, se sa tė banoj nė ēadrat e tė pabesėve. 

 

 


11

 

  Sepse Zoti Perėndi ėshtė diell dhe mburojė; Zoti do tė japė hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjė tė mirė atyre qė ecin drejt. 

 

 


12

 

  O Zot i ushtrive, lum njeriu qė ka besim te ti! 

 

 


Psalmet 85

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: