Albanian Bible

2 i Samuelit 4

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 5

1

 

  Atėherė tėrė fiset e Izraelit erdhėn te Davidi nė Hebron dhe i thanė: "Ne jemi kocka dhe mishi yt. 

 

 


2

 

  Edhe nė tė kaluarėn, kur Sauli mbretėronte mbi ne, ishe ti qė udhėhiqje dhe e ēoje nė rrugė tė drejtė Izraelin. Zoti tė ka thėnė: "Ti do tė ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do tė jesh princ qė do tė sundojė mbi Izraelin"". 

 

 


3

 

  Kėshtu tėrė pleqtė e Izraelit erdhėn te mbreti nė Hebron dhe mbreti David lidhi njė aleancė me ta nė Hebron para Zotit, dhe ata e vajosėn Davidin mbret tė Izraelit. 

 

 


4

 

  Davidi ishte tridhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi dyzet vjet. 

 

 


5

 

  Nė Hebron mbretėroi shtatė vjet e gjashtė muaj mbi Judėn; dhe nė Jeruzalem mbretėroi tridhjetė e tre vjet mbi gjithė Izraelin dhe Judėn. 

 

 


6

 

  Mbreti me njerėzit e tij u nis nė drejtim tė Jeruzalemit kundėr Jebusejve, qė banonin nė atė vend. Kėta i thanė Davidit: Nuk do tė hysh kėtu, sepse tė verbėrit dhe ēalamanėt do tė tė sprapsin!", duke 

 

 


7

 

  Por Davidi e pushtoi qytetin e fortifikuar tė Sionit (qė ėshtė qyteti i Davidit). 

 

 


8

 

  Davidi tha atė ditė: "Kushdo qė i mund Jebusejtė, tė arrijė deri nė kanal dhe t`i zmprapsė ēalamanėt dhe tė verbėrit qė i urren Davidi". Prandaj thonė: "I verbri dhe ēalamani nuk do tė hyjnė nė Shtėpi". 

 

 


9

 

  Kėshtu Davidi u vendos nė qytetin e fortifikuar dhe e quajti Qyteti i Davidit. Pastaj Davidi filloi tė ndėrtojė rreth e qark duke nisur nga Milo dhe nė drejtim tė pjesės sė brėndshme. 

 

 


10

 

  Davidi bėhej gjithnjė mė i madh Dhezoti, Perėndia i ushtrive, ishte me tė. 

 

 


11

 

  Pastaj Hirami, mbret i Tiros, i dėrgoi Davidit lajmėtarė, dru kedri, zdrukthtarė dhe muratorė, qė i ndėrtuan njė shtėpi Davidit. 

 

 


12

 

  Atėherė Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret tė Izraelit dhe e lartėsonte mbretėrinė e tij pėr dashurinė qė kishte pėr popullin e Izraelit. 

 

 


13

 

  Pas arritjes sė tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashkėshorte tė tjera nga Jeruzalemi dhe kėshtu i lindėn bij dhe bija tė tjera. 

 

 


14

 

  Kėta janė emrat e bijve qė i lindėn nė Jeruzalem: Shamua, Shobab, Nathan, Salomon, 

 

 


15

 

  Ibhar, Elishua, Nefeg, Jafia, 

 

 


16

 

  Elishama, Eliada, Elifelet. 

 

 


17

 

  Kur Filistejtė mėsuan qė Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tėrė Filistejtė dolėn nė kėrkim tė Davidit. Sa e mėsoi kėtė, Davidi zbriti nė qytetin e fortifikuar. 

 

 


18

 

  Filistejtė arritėn dhe u pėrhapėn nė luginėn e Refaimit. 

 

 


19

 

  Atėherė Davidi u kėshillua me Zotin duke i thėnė: "A duhet tė dal kundėr Filistejve? A do m`i lėsh nė duart e mia? Zoti i dha kėtė pėrgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetėr do t`i lė Filistejtė nė duart e tua". 

 

 


20

 

  Kėshtu Davidi shkoi nė Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar njė tė ēarė midis armiqve tė mi pėrpara meje, si njė e ēarė e hapur nga ujėrat". 

 

 


21

 

  Filistejtė i braktisėn atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njerėzit e tij i morėn me vete. 

 

 


22

 

  Mė vonė Filistejtė dolėn pėrsėri dhe u pėrhapėn nė luginėn e Refaimėve. 

 

 


23

 

  Kur Davidi u kėshillua me Zotin, ai i tha: "Mos u dil pėrballė; merrua krahėt, hidhu mbi ta pėrballė Balsamit. 

 

 


24

 

  Kur tė dėgjosh njė zhurmė hapash nė majat e Balsamit, hidhu menjėherė nė sulm, sepse atėherė Zoti do tė dalė para teje pėr tė mundur ushtrinė e Filistejve". 

 

 


25

 

  Davidi veproi pikėrisht ashtu si kishte urdhėruar Zoti dhe i mundi Filistejtė qė nga Geba deri nė Gezer 

 

 


2 i Samuelit 6

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: