Albanian Bible

Numrat 1

Numrat

Return to Index

Chapter 2

1

 

  Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė: 

 

 


2

 

  "Bijtė e Izraelit do tė vendosen secili pranė flamurit tė vet nėn shenjat e shtėpisė sė etėrve tė tyre; do tė vendosen rreth e rrotull ēadrės sė mbledhjes, por nė njė farė largėsie prej saj. 

 

 


3

 

  Nė krahun lindor, ndaj diellit qė po ngrihet, do tė vendoset flamuri i kampit tė Judės simbas renditjes sė tij; prijėsi i bijve tė Efraimit ėshtė Nashoni, bir i Aminadabit; 

 

 


4

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin shtatėdhjetė e katėr mijė e gjashtėqind. 

 

 


5

 

  Pranė tij do tė vendoset fisi i Isakarit; prijėsi i bijve tė Isakarit ėshtė Nethaneeli, bir i Tsuarit; 

 

 


6

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin pesėqind e katėr mijė e katėrqind. 

 

 


7

 

  Pastaj do tė vijė fisi i Zabulonit; prijėsi i bijve tė Zabulonit ėshtė Eliabi, bir i Helonit; 

 

 


8

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin pesėdhjetė e shtatė mijė e katėrqind. 

 

 


9

 

  Tė gjithė ata qė u regjistruan nė kampin e Judės, simbas ndarjeve tė tij, ishin njėqind e tetėdhjetė e gjashtė mijė e katėrqind. Ata do ta fillojnė marshimin tė parėt. 

 

 


10

 

  Nė krahun jugor do tė vihet flamuri i kampit tė Rubenit simbas renditjes sė ushtarėve tė tij; dhe prijėsi i bijve tė Rubenit ėshtė Elitsuri, bir i Shedeurit; 

 

 


11

 

  dhe ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin dyzet e gjashtė mijė e pesėqind. 

 

 


12

 

  Pranė tij do tė vendoset fisi i Simeonit; dhe prijėsi i bijve tė Simeonit ėshtė Shelumjeli, bir i Tsurishadait; 

 

 


13

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin pesėdhjetė e nėntė mijė e treqind. 

 

 


14

 

  Pastaj do tė vijė fisi i Gadit; prijėsi i bijve tė Gadit ėshtė Eliasafi, bir i Reuelit, 

 

 


15

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin dyzet e pesė mijė e gjashtėqind e pesėdhjetė. 

 

 


16

 

  Tėrė ata qė janė regjistruar nė kampin e Rubenit, simbas divizioneve tė tyre, ishin njėqind e pesėdhjetė e njė mijė e katėrqind e pesėdhjetė. Kėta do ta fillojnė marshimin tė dytėt. 

 

 


17

 

  Pastaj do tė niset pėr marshim ēadra e mbledhjes bashkė me kampin e Levitėve nė mes tė kampeve tė tjera. Do ta fillojnė marshimin nė po atė rend tė sistemimit tė tyre, duke qėndruar secili nė vendin e tij, pranė flamurit tė vet. 

 

 


18

 

  Nė krahun perėndimor do tė jetė flamuri i kampit tė Efraimit simbas renditjes sė tij, prijėsi i bijve tė Efraimit ėshtė Elishama, bir i Amihudit; 

 

 


19

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin dyzet mijė e pesėqind. 

 

 


20

 

  Pranė tij do tė zėrė vend fisi i Manasit; prijėsi i bijve tė Manasit ėshtė Gamalieli, bir i Pedahtsurit; 

 

 


21

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin tridhjetė e dy mijė e dyqind. 

 

 


22

 

  Pastaj do tė vijė fisi i Beniaminit; prijėsi i bijve tė Beniaminit ėshtė Abidan, bir i Gideonit; 

 

 


23

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin tridhjetė e pesė mijė e katėrqind. 

 

 


24

 

  Tė gjithė ata qė janė regjistruar nė kampin e Efraimit, simbas divizioneve tė tyre, ishin njėqind e tetė mijė e njėqind. Kėta do ta fillojnė marshimin tė tretėt. 

 

 


25

 

  Nė krahun perėndimor do tė jetė flamuri i kampit tė Danit simbas renditjes sė tij; prijėsi i bijve tė Danit ėshtė Ahiezeri, bir i Amishadait; 

 

 


26

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin gjashtėdhjetė e dy mijė e shtatėqind. 

 

 


27

 

  Pranė tij do tė zėrė vend fisi i Asherit; prijėsi i bijve tė Asherit ėshtė Pagieli, bir i Okranit; 

 

 


28

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin dyzet e njė mijė e pesėqind. 

 

 


29

 

  Pastaj do tė vijė fisi i Neftalit; prijėsi i bijve tė Neftalit ėshtė Ahira, bir i Enanit; 

 

 


30

 

  ata qė u regjistruan nė divizionin e tij ishin pesėdhjetė e tre mijė e katėrqind. 

 

 


31

 

  Tė gjithė ata qė u regjistruan nė divizionin e Danit, ishin njėqind e pesėdhjetė e shtatė mijė e gjashtėqind. Ata do tė nisen pėr marshim tė fundit, pranė flamujve tė tyre". 

 

 


32

 

  Kėta janė bijtė e Izraelit qė u regjistruan nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre. Tė gjithė ata qė u regjistruan nė kampet e ndryshme simbas divizioneve tė tyre ishin gjashtėqind e tre mijė e pesėqind e pesėdhjetė. 

 

 


33

 

  Por Levitėt nuk u regjistruan me bijtė e Izraelit, sepse kėshtu e kishte urdhėruar Zoti Moisiun. 

 

 


34

 

  Bijtė e Izraelit iu bindėn tė gjitha urdhrave qė Zoti i kishte dhėnė Moisiut: kėshtu ata fushuan pranė flamurėve tė tyre dhe kėshtu e nisnin marshimin, secili simbas familjes sė tij dhe simbas shtėpisė sė etėrve tė tij. 

 

 


Numrat 3

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: